
Çfarë është ndryshimi klimatik?
Ndryshimet klimatike i referohen ndryshimeve afatgjata të temperaturave dhe kushteve atmosferike. Ndryshime të tilla mund të jenë të natyrshme, por gjithashtu ndikohen nga njerëzit, përmes djegies së lëndëve djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi, që gjenerojnë emetime të gazeve serrë. Këto emetime veprojnë si një batanije e mbështjellë rreth Tokës, duke bllokuar nxehtësinë e diellit, në këtë mënyrë duke rritur temperaturat globale dhe duke ndryshuar kushtet atmosferike.
Si mund të ndikojë ndryshimi i klimës në jetesën time?
Kushtet atmosferike, si stuhitë e forta, po dëmtojnë infrastrukturën, duke shkaktuar në ndërprerjet e energjisë elektrike ose ndërprerjet e transportit, të cilat pastaj ndikojnë në ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit. Ndryshimet graduale të temperaturave dhe reshjeve me kalimin e kohës po ndikojnë në shëndetin dhe sigurinë e njerëzve dhe po shkaktojnë ndryshime në disponueshmërinë e ujit, veçanërisht në sektorë si bujqësia dhe prodhimi blegtoral. Ndërsa ndryshimi i klimës prek të gjithë, por ka ndikim më të madh në popullatën e cenueshme, dhe veçanërisht gratë.

