Shkumbin Maksutaj
Drejtor i Operacioneve
Z. Shkumbin Maksutaj ka mbi 15 vite përvojë në sektorin bankar dhe atë mikrofinanciar. Karrierën e nisi në sektorin bankar, ku për afro 4 vite ushtroi funksione në fushën e Menaxhimit të Rrezikut Kreditor e më pas, për më shumë se 2 vite në rolin e Menaxhimit të Rrezikut Operacional. Në vitin 2016 iu bashkua FINCA Kosovës si Zyrtar Kryesor për Rrezik, duke themeluar dhe udhëhequr Departamentin e Menaxhimit të Rrezikut. Gjatë kësaj periudhe ka luajtur rol kyç në rindërtimin e funksionit të kontrollit të brendshëm, duke kontribuar në avancimin e sistemeve dhe forcimin e mjedisit kontrollues të institucionit. Në muajin gusht te vitit 2025, z. Maksutaj është caktuar në rolin e Drejtorit te Operacioneve.
Në aspektin akademik, z. Maksutaj ka përfunduar studimet bazë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Banka dhe Financa (2008), ndërsa në vitin 2015 fitoi titullin Master of Science in Banking and Finance nga City College, University of Sheffield.
Përveç përvojës profesionale dhe akademike, z.Maksutaj posedon një numër të rëndësishëm certifikimesh në fushat e Menaxhimit te Rrezikut, Qeverisjes Korporative dhe Pajtueshmerisë, si dhe ka përfunduar programin e brendshëm të lidershipit “Falcon”.

