FINCA Kosovë, në muajin Tetor të këtij viti është riçertifikuar për herë të dytë nga MicroFinanza Rating (MFR) për Mbrojtje të Klientëve.
MFR, përmes një procesi rigoroz të evaluimit, ricertifikojë FINCA Kosovë si një insititucion që mbështet standardet kryesore në industri për mbrojtjen e klientëve, krahas përkushtimit ndaj standardeve të larta etike në trajtimin e klientëve të saj.
Që nga themelimi i saj në vitin 2000, FINCA Kosovë ka qenë e përkushtuar ndaj shtatë parimeve të Fushatës Smart, një program i standardeve ndërkombëtare të dizajnuara për të trajtuar klientët me përgjegjësi dhe drejtësi.
‘Ne jemi krenarë që edhe një herë, FINCA Kosove është njohur për angazhimin e saj në trajtimin e klientëve në mënyrë të drejtë’ Ardian Kastrati, CEO i FINCA Kosovë, ‘Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi parimeve, të cilat kanë qenë një pjesë qendrore e punës dhe vlerave tona si institucion, dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjeherë për ne.’
FINCA Kosovë është një nga institucionet më të mëdha Mikrofinanciare në Kosovë që siguron qasje të përgjegjshme financiare për sipërmarrësit me të ardhura të ulëta, bizneset, bujqët, gratë sipërmarrëse dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 20 institucione mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare.
FINCA Kosovë, gjithashtu ofron trajnime me tema të ndryshme biznesi për gratë sipërmarrëse dhe bujqët, klient apo jo-klient, duke krijuar mundësi të reja për të përmirësuar biznesin e tyre, cilësinë e jetës dhe për të ndërtuar një të ardhme premtuese.
FINCA Kosovë është një nga shumë filialet e FINCA Impact Finance që kanë marrë këtë përcaktim nga Fushata Smart, Armenia, Ekuadori, Gjeorgjia, Jordania, Kirgistani, Nikaragua dhe Pakistani, një iniciativë globale.