FINCA Kosovë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj, ka zhvilluar disa aktivitete sociale në mbështetje të foshnjëve dhe fëmijëve.

Mbështetjen e tyre i’a kanë kushtuar kryesisht në Repartet e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fëmijëve që kanë nevojë të kurohen në repartet pediatrike.

FINCA Kosovë ka investuar në disa materiale dhe inventar të ndryshëm, duke lehtësuar mirëqenien e fëmijëve dhe akomodimin e tyre gjatë kohës së trajtimit të tyre shëndetsor. Akomodimin e fëmijëve e ka lehtësuar përmes investimit në dollape të madhësive të ndryshme dhe perdeve në tërë objektin e repartit. E në këtë aspekt si pjesë shumë e rëndësishme për rehatinë e fëmijëve kanë paraparë dhomen e lojërave, si pjesë esenciale për krijimin e një ambient sa më atraktiv për fëmijët e sëmurë, dhe për këtë ka investuar në krijimin e një dhome krejtësisht të re të dizajnuar për fëmijët, me arsye të krijimit të një ambienti më të këndshëm për ta.

Fokusi i tyre i investimit ka qenë edhe në Repartin e Neonatologjisë, repart ky që trajton fëmijët e posalindur, të cilët pas lindjes ballafqohen me probleme shëndetsore. Investim ky shumë i nevojshëm në këtë repart, një aparatur për incizimin elektrofiziologjik të sisitemit nervor qendror ‘EEG’, e cila ka qenë një nevojë urgjente nga reparti. Kjo pajisje është e lëvizshme, në mënyrë që të porsalindurit të mos kenë nevojë të ndryshojnë shtretër ose dhoma, dhe mat aktivitetin elektrik në tru.

FINCA Kosovë është e angazhuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe ndërtimin e bizneseve të vogla, dhe përkrahjen e aktivitete me përgjegjësi sociale.