Ashtu si çdo vit, me qëllim që të befasojmë dhe gëzojmë fëmijët sadopak në festat të fund vitit dhe duke e poseduar pergjegjësinë e kontributit në komunitet, FINCA Kosovë dhuroj mbi 150 dhurata për organizatat e ndryshme të cilat janë bamirëse, promovuese të mbrojtjes së të drejtave themelore të fëmijë dhe familjarëve të tyre.

Organizata si këto respektojnë plotësisht mundësitë e barabarta në shoqëri, qëllim të cilin ne e kemi ndër vite. Këto organizata janë:

  • Down Syndrome Kosova
  • SOS Fshati
  • Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve – Kosovë / Hope and Homes for Children
  • SHFSH – Shkolla për fëmijë në Shtime
  • SHPG Hareja

Për të kontribuar drejt përmirësimit të standardit të jetesës dhe zhvillimit në përgjithësi të komuniteteve, ne do të jemi gjithmonë në përkrahje të aktiviteteve të tilla.