Zoran Cumpatović, një njeri modest i cili jeton në një fshat të vogël afër vendit të bukur turistik të Brezovicës në Kosovë, punon si roje për të mbështetur gruan dhe katër fëmijët e tij. Marrëdhënia e tij e parë me një bankë ishte zhgënjim i plotë. Kjo ndodhi për shkak se nuk kishte përgjigje të njëmend ndaj nevojave të tij. Mirëpo, kjo ndryshoi pasi u takua me punonjësit e FINCA-s.
Mirëseardhja e tyre e ngrohtë dhe mirësia ia ndryshuan mendjen Zoranit për banka dhe për institucione financiare, dhe shumë shpejtë mori një kredi në FINCA. Ai krijoi një marrëdhënie të ngrohtë me stafin e FINCA-s dhe që atëherë, ai ka vazhduar të përkrahë FINCA-n dhe misionin e saj.
“Kontakti njerëzor që punonjësit e FINCA-s më ofruan dhe mënyra se si më mbështeten mua dhe familjen time, janë gjëra për të cilat gjithmonë do të jem mirënjohës. Faleminderit FINCA”
Me kredinë e tij të parë nga FINCA, ai bleu një kultivator me të cilin arriti të punonte kopshtin e tij të vogël. Me kopshtin e familjes së tij, ai mund të kultivonte patate organike, domate dhe fasule, me të cilat ia doli të ushqente mirë familjen e tij të ngushtë. Sanën të cilë e ka prerë e shiste tek fermerët lokal të cilët e përdornin për qëllimet e tyre. Ai është i gatshëm për të ndihmuar fqinjët me mjetin e tij të cilin e siguroi me ndihmën e FINCA-s, duke iu kultivuar kësisoj tokën e tyre.