Znj. Xheva Haziri është një nga shembujt që tregon fuqizimin e gruas në rolin sipërmarrëse në Kosovë, gjithashtu e shpesht sa i përket kredimarrjes si grua sipërmarrëse në FINCA Kosovë. Poashtu Znj. Xheva është një nga klientët e devotshme të FINCA Kosovë. Ajo jeton në fshatin Zbovc të komunës së Shtimes. Ajo është 53 vjeçare, është e martuar dhe ka 4 fëmijë.
Në fillimet e vitit 2013 ka hapur biznesin e saj individual për përpunimin dhe konzervimin e perimeve. Pas zhvillimit të biznesit të saj në hapat e para, ajo vendosi në këtë vit, të financohet me kredin e parë në FINCA me shumë 700 euro për t’i plotësuar disa nevoja rreth biznesit të saj të konzervimit siç janë: mbjellja e dredhëzave, blerjen e fidaneve dhe rregullimin e sistemit të ujitjes. Ajo për mbjelljen e dredhëzave ka pasur ndihmë edhe nga IKC (Iniciativa Kosovare për Komunitet) sa i përket tokës. Pas një viti, në vitin 2016 prap ka marr kredi në FINCA Kosovë për serë, ku përveq kultivimit të domateve tashmë kultivon dhe dredhëza.
Për sa i përket kredive znj. Xheva ka marr edhe kredinë e tretë në shumë prej 1,000 Euro për t’i plotësuar nevojat e mbetura rreth biznesit për kultivimin e pemëve dhe perimeve. Si një grua që zhvillon biznesin e saj, ka pasur qasje në shumë shoqata të ndryshme ku i’u janë ofruar trajnime të ndryshme për procesimin e pemëve dhe perimeve, ajo poashtu si kliente e rregulltë ka fituar një trajnim nga FINCA Kosovë.
Për sa i përket puntorëve në biznesin e saj rreth kultivimit të dredhëzave, asaj i ndihmon djali i saj 28 vjeçar, por në sezonin e verës, pasi puna rritet merr dy punëtore sezonal për mbarimin e të gjitha porosive dhe punëve.
Kredia e fundit (kredia e pestë) që ka marr në FINCA Kosovë, e ka shfrytëzuar për zgjerimit të tokës, ku ka menduar të ndërtojë një objekt i cili i duhet rreth biznesit.
Në komunën ku ajo operon me biznesin e saj, nuk ka konkurrencë pasi që 80 % të produkteve të saj janë BIO.
Tashmë ajo është pozicionuar në treg dhe ka filluar shitjen në dyqane dhe markete të ndryshme ushqimore. Pasi që biznesi i saj po zhvillohet çdo ditë e më shumë, nga prilli i vitit 2019 ajo ka vendosur të fillojë dhe me porosi nga diaspora, përshkak kërkesave të shumta rreth pemëve dhe perimeve, që i proceson dhe konzervon Znj.Xheva.
Si një nga klientët e kënaqur nga FINCA Kosovë ajo është shprehur
“Marrja e kredisë bëhet shumë shpejtë, shumë mirë dhe me një sjellje të mirë nga stafi, do ju rekomandoja të gjithave grave të tjera që nuk kanë përkrahje financiare në hapjen e biznesit të marrin kredi në FINCA, pasi që kredia merret shpejtë dhe me normë interesit jo të lartë”.