Shadije Asllani, 56 vjeçare, është nga qyteti i Gjilanit. Është një grua e pavarur dhe njëkohësisht luan rolin e kryefamiljares. Znj. Shadije ka 3 fëmijë, njëri nga fëmijët jeton jashtë vendit kurse dy fëmijët tjerë jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Znj. Shadije si nje grua e vetëqëndrueshme dhe me shumë vullnet, punoi disa vite në Stacionin Bujqësor në komunë dhe pastaj në Afganistan, ku i lindi idea t’a hapte biznesin e saj për kultivimin e farës së asparagusit. Ky lloj biznesi sipas saj ishte një biznes i duhur për Kosovën pasi është vend që nuk kultivohej asparagusi dhe shënonte mungesë në tregun e Kosovës.
Znj. Shadije punën e ka filluar me ndihmën e USAID-it të cilët farën e asparagusit i kanë dhuruar dy herë falas. Si femër e pavarur në filim të biznesit të saj përveq ndihmës së USAID-it kishte dhe mungesë të përkrahjes financiare ku zgjidhjen rreth të ardhurave financiare e gjeti në FINCA, për plotësimin e nevojave rreth mjeteve për biznes dhe pajisjet e ujit.

Kredinë e parë në FINCA Kosovë e morri në shumë prej 8,000 Euro, ku përmes kredisë ka plotësuar të gjitha nevojat rreth pajisjeve për biznes. Gjatë kësaj periudhe, përpos mjeteve biznesore i’u është shfaqur nevoja për blerjen e një traktori për përpunimin e tokës ku prap gjeti zgjidhje në FINCA Kosovë përmes kredisë së dytë në shumë prej 10,000 Euro.

Biznesi që tashmë shënon pesë vite që zhvillon dhe operon punën në tregun e Kosoves ka shumë sukses. Znj. Shadie tregon gjithçka rreth kultivimit të asparagusit, ku kultivimi dhe procesimi deri në shitje është një proces jo i lehtë sepse fara e asparagusit mbillet një herë në 15 vite dhe pastaj vetëm përpunohet rregullisht. Sa i përket tokës ajo ka një hektar tokë ndërsa në të ardhmen mendon të ketë deri në 10 hektar tokë me qera dhe pesë apo gjashtë ton asparagus. Ndërsa sa i përket shitjeve ajo përpos shitjeve individuale tashmë furnizon dhe restaurante, markete, dyqaneve të ndryshme brenda rethinës.

Znj. Shadije përkrahje të madhe në jetë ka fëmijët e saj, ku njëkohësisht i ndihmojnë rreth zhvillimit të biznesit të saj. Por, kur puna arrin fluskin e madh, ajo punëson dhe antarë të tjerë të familjes.

Pasi biznesi i saj vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, paralel me fitimet profitable që sjell, ajo ka vendosur të shkoj jashtë vendit të trajnohet rreth kultivimit të asparagusit të bardhë dhe pastaj ta zhvillon kultivimin e saj në Kosovë.

Znj. Shadije si një femër sipërmarrëse dhe një grua e pavarur shprehet për FINCA

“Nëse nuk keni gjetur zgjidhje në banka tjera, atë e gjeni vetëm në FINCA”