Lendita dhe Ardita janë shembuj që tregojnë fuqizimin e gruas. Për më tepër se 6 vite, të dy motrat së bashku udhëheqin një ndër kopshtet më të mëdha për fëmijë në Ferizaj, kopshtin “Dielli”.
Fal përkushtimit të tyre të madh në punë, sot ky kopsht punëson një staf të shkëlqyeshëm e profesional të cilat e kryejn punën me shumë vullnet e pasion, ku kjo është një ndër arsyet kryesore për një biznes të qëndrueshëm.

Kopshti Dielli sot ka 110 fëmijë, por nga kërkesa e madhe e prindërve për t’i sjellur femijët e tyre në këtë kopsht, ato planifikojnë rritjen e biznesit, rritjen e hapsirës dhe numrit të punëtoreve në një të ardhme të afërt.

Ne si Finca Kosovë, do t’i përkrahim çdo herë femrat e reja sipërmarrëse të cilat kanë një ambicie të lartë dhe një synim të qartë për të ardhmën e tyre.

Të gjithë prindërit e të interesuarit për zhvillimin e fëmijëve të tyre me një staf profesional, ambient të rehatshëm dhe të sigurt, mund të vizitoni faqen e biznesit “Kopshti për Fëmijë Dielli” apo në numrin kontaktues +383 45 924 555 / +383 44 461 565.