Fatjona Berisha është një nga shembujt që tregon fuqizimin e gruas. Falë punës së saj të palodhshme dhe vullnetit për punë, sot ajo së bashku me familjen e saj ka arritur të krijoj një biznes të qëndrueshëm dhe konkurues në treg.

Si një model i shkelqyer i një sipërmarrëse të re, Fatjona sot punëson 6 punëtor sezonal, të cilët kryesisht i angazhon në kohën e vjeljes.

Me anë të financimit në Finca, ajo sot ka arritur të ketë një stabilitet në biznesin e saj dhe një mision të qartë për 10 vitet e ardhshme.

Fatjona përveq kultivimit të perimeve dhe luleve, ka filluar edhe mbjelljen e fidaneve të mollëve dhe dardhave të cilat i ka fituar si grand falë menaxhimit të mirë të biznesit të saj.
Tashmë biznesi i saj është pozicionuar në treg dhe ka filluar shitjen në dyqane dhe markete në Pejë, Klinë dhe Istog. Nga kerkesat e shumta për produktet e saj, ajo planifikon që në të ardhmen të zgjeroj shitjet në të gjithë Kosovën.

Të gjithë të interesuarit për blerjen e produkteve organike, mund të vizitoni faqen e biznesit “Nikaj GreenHouse” apo ne numrin kontaktues 049/101-579.