THIRRJE PËR APLIKIM – Trajner – Vlerësues i pronave

Departamenti: Qendra për Mësim dhe Zhvillim

Lokacioni: Veternik

Periudhe e vlefshme: 07/04/2026 – 14/04/2026

Me qëllim të ngritjes së njohurive dhe aftësive bazë, FINCA Kosovë vazhdon ti përcaktojë trajnimet të cilat do t’iu ofrohen stafit të saj. Andaj, FINCA Kosovë fton gjithë të interesuarit të cilët janë të gatshëm të angazhohen si zhvillues dhe ligjerues në lëminë ‘Vlerësues i pronave  në gjuhën shqipe”, të aplikojnë.

  • Zhvillimi i kurrikulës dhe përgatitja e modulit të trajnimit për kursin përkatës;
  • Zhvillimi i materialit mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike grupore dhe/ose individuale
  • Ligjerimi i modulit/kursit sipas kushteve dhe kritereve të vendosura nga FINCA Kosovë.
  • Vlerësimi i aftësive dhe nivelin e njohurive të pjesëmarrësve.
  • Përgatitja e raportit për trajnim dhe evaluimin e trajnimit për pjesëmarrësit.
  • Licencë valide për vlerësim të pronave (kopje e licencës);
  • Përvoja e punës (së paku 1 vit përvojë në fushën relevante);
  • Njohuri në zhvillim të materialeve trajnuese në mësim online dhe/ose në klasë;
  • Përvojë në zhvillim të materialeve trajnuese dhe ligjerimit të temave të ngjajshme;
  • Njohuri të Microsoft Office;
  • Referenca (opsionale por e rekomanduar)

Apliko për punë