Milestones

2023: FINCA Kosovë çertifikohet me nivelin më të lart për “Mbrojtje të Klientit” nga MFR Home • MFR (mf-rating.com)

Kjo certifikatë pasqyron angazhimin e thellë të FINCA-së, për trajtimin e klientëve në mënyrë të drejtë, parandalimin e borxhit të tepërt, transparencën, çmimin e arsyeshëm, trajtimin e drejtë dhe të respektueshëm të klientëve, privatësinë e të dhënave të klientëve dhe mekanizmat për zgjidhjen e ankesave.

2018: FINCA Kosovë fiton çmimin Bronz për Barazi në Punësim për LGBTIQ 2018
FINCA Kosovë u nderua me Çmimin e Barazisë së Punësimit të Bronzit për LGBTIQ 2018 nga kompania Headhunter Kosovë për hartimin e politikave të ndërmarra mbi të drejtat e njeriut, vlerat për përkushtim ndaj diversitetit të vendeve të punës, si dhe për mbrojtjen dhe mbështetjen e të drejtave dinjitoze të punëkërkuesve dhe punonjësve të LGBTIQ

2018: Lancimi i produktit kreditor Kredi për Femra Ndërmarrëse
Kredi për Femra Ndërmarrëse, është produkt i dizajnuar enkas për mbështetje financiare, i cili i ‘u vie në ndihmë femrave ndërmarrëse për të bërë biznes profitabil e të qëndrueshëm. Kjo kredi ka për qëllim edhe të ndikojë në ndryshimin pozitiv të pozitës së femrave, veçmas atyre ndërmarrëse, duke ndikuar pikë së pari në përmirësimin e jetës së tyre dhe familjeve të tyre.

2018: FINCA Kosovë numër 1 në treg
FINCA Kosovë është instiucioni më i madh mikrofinanciar në Kosovë me numër më të lart të klientëve në sektorin mikrofinanciar.

2018: FINCA Impact Finance Fiton Çmimin Argjend Telly Awards
FINCA ka fituar çmimin më të lartë të argjendtë nga Telly Awards për videon e realizuar në Kosovë “Ristruktimi i Kosovës: Një Kredi në një Kohë” për cilësinë e përmbajtjes së brendit, shërbimeve financiare / bankare. Linku i videos është: https://www.youtube.com/watch?v=zMOL1IQaENU

2017: FINCA Kosovë pranon Certifikatë të vlerësimit për “Huadhënie bujqësore të bazuar në tablet”
FINCA Kosovë ka fituar Certifikatë të veçantë të vlerësimit për projektin “Huadhënie bujqësore e bazuar në tablet” dhe ndikimi i parashikuar në përfshirjen financiare, nga Microfinance Centre. FINCA Kosovë ka zhvilluar huadhënie të bazuar në tabletë, duke reduktuar kështu kostot e transportit të klientëve; duke ulur kohën e shërbimit për aplikimin e kredisë dhe duke dhënë një kontribut pozitiv në mjedis nëpërmjet reduktimit të letrës.

2016: Çmimi Tradicional Ylli i FINCA-së”
FINCA Kosovë fillon me shpërblimin e stafit me çmimin tradicional të FINCA Ndërkombëtar “Ylli i FINCA-së”, për punonjësit që dëshmojnë vlerat e institucionit si ngrohtësi, përgjegjësi, besueshmëri dhe performancë të shquar, duke jetësuar atributet e brendit të FINCA-së. Çmimi ndahet çdo vjet.

2016: FINCA Kosovë Certifikohet për ‘Mbrojtje të Klientit’ nga Fushata SMART
Kjo certifikatë pasqyron angazhimin e thellë të FINCA-së, për trajtimin e klientëve në mënyrë të drejtë, parandalimin e borxhit të tepërt, transparencën, çmimin e arsyeshëm, trajtimin e drejtë dhe të respektueshëm të klientëve, privatësinë e të dhënave të klientëve dhe mekanizmat për zgjidhjen e ankesave.

2015: Digjitalizimi i proceseve
Në shtator të vitit 2015, FINCA Kosovë ka filluar me shpërndarjen e kredive të bazuar në tableta elektronike, e dizajnuar veçanërisht për kreditë e sektorit të bujqësisë e cila redukton kostot dhe kohën.

2014 Ligjërata Teknike
Që nga viti 2014 FINCA Kosovë ka filluar të ofrojë ligjërata teknike për të mbështetur pronarët e bizneseve mikro në tërë Kosovën nga profesorët e Fakultetit të Bujqësisë në Kosovë. Qëllimi i këtyre leksioneve është përmirësimi i njohurive për zhvillimin e bizneseve bujqësore.

2009: 10 vite të FINCA-së në Kosovë
FINCA Kosovë në vitin 2009 kremtoi 10 vjetorin e huadhënies mikro-financiare në Kosovë duke arritur suksesin prej 10,000 klientësh.

2000: Inaugurimi i pare i FINCA Kosovë
Mbretëresha Rania Al-Abdullah i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë zyrtarisht inauguroi programin mikrofinanciar të FINCA Kosovë, në shkurt të vitit 2000 duke disbursuar programin e kredisë së grupit të parë në Malishevë.

1999: Themelimi i FINCA-së
FINCA Kosovë është themeluar në vitin 1999, për të siguruar qasje të përgjegjshme në financa për ndërmarrësit me të ardhura të ulëta, biznese dhe agro – biznese për ndërmarrjet e vogla të mesme për të mbështetur të vetë punësuarit dhe për të krijuar vende të reja pune.