FINCA Kosovë ofron programin trajnues FemEdu. Trajnimet do të mbahen në bashkëpunim me Institutin e Ndërmarrësisë dhe Bizneseve të Vogla “IESB”.
Finca Kosovë i fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për trajnim duke zgjedhur fushën e tyre me interes.
Skeno dhe apliko
Me qëllim të fuqizimit të pozitës së femrës duke synuar rritjen e rolit të gruas në shoqëri, FINCA Kosovë, më 8 mars 2019, lansoi programin trajnues FINCA FemEdu. Trajnimet do të mbahen në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës ‘G7’, organizatë e themeluar vullnetarisht nga shtatë gra kosovare nën mbështetjen e presidentës znj. Atifete Jahjaga, ish- Ministrës së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari – Lila, Ambasadës Amerikane dhe USAID-it, që bashkërisht të fuqizojmë aspektin ekonomik të gruas.
Roli i femrës është bazë e suksesit në çdo fushë të jetës dhe pikënisje për fuqizimin e femrës në shoqëri, punë dhe familje.
Qellimet kryesore të programit:
- Fuqizimi i femrës në biznes
- Fuqizimi i femrës në vendimarrje
- Fuqizimi i femrës në shoqëri
FINCA Kosovë është zotuar të jetë shembull, duke fuqizuar gratë në ndërmarrësi, përmes sigurimit të qasjes më të mirë në financa, si dhe përmes trajnimeve mbi edukimin financiar për të përmirësuar njohuritë e nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të tyre.
Në vitin 2018 FINCA Kosovë për herë të parë lansoi në treg një produkt të ri që i dedikohet vetëm femrave, Kredi për Femra Ndërmarrëse në Biznes dhe Agrobiznes, me 0% shpenzime administrative, dhe me kushte atraktive për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Arsyeja kryesore prapa këtij produkti është që çdo femër të ketë përkrahje dhe një zgjidhje më të lehtë në mënyrën e të bërit biznes dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës. Produkti Kredi për Femra Ndërmarrëse kontribuon në misionin e FINCA Kosovës, për zbutjen e varfërisë nëpërmjet zgjidhjeve të qëndrueshme duke i ndihmuar njerëzve të ndërtojnë asete, krijojnë vende pune dhe të rrisin standardet e tyre të jetesës.
Në kuadër të programit trajnues FINCA FemEdu, klientet tona kanë mundësi të zgjedhin tema të cilat u nevojiten dhe ndihmojnë bizneset tyre, si në: marketing, aftësi komunikimi, financa dhe kontabilitet, rrobaqepësi etj, trajnime këto të cilat synojnë rritjen e produktivitetit në bizneset që ato i zhvillojnë.
Mundësi për pjesëmarrje kanë klientet femra të FINCA’s, femra ndërmarrëse, apo femra të interesuara për zhvillimin e njohurive të tyre.
FINCA Kosovë, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera për të ndihmuar bizneset e femrave në ngritjen e kapaciteteve për të zhvilluar edhe më tej bizneset e tyre.
Për më shumë informata rreth trajnimeve dhe orarët, na kontaktoni në Qendrën e Kontaktit në 045 999 444 / 038 600 711 apo leni një mesazh.