Përfshirja financiare do të thotë gjetja e mënyrave të ofrimit të të gjitha shërbimeve të rëndësishme financiare të të gjithë njerëzve, pavarësisht gjendjes apo të kaluarës së tyre.
Kredi për biznes, agro-biznes, kredi për përmirësim mirëqenies dhe për përmirësim të kushteve të banimit – të gjitha këto ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Këto shërbime janë të rëndësishme edhe për persona me të ardhura të ulëta, apo persona që nuk kanë qasje në institucionet financiare tradicionale.
Mikro-financat janë një mënyrë e promovimit të përfshirjes financiare. Ofron shërbime financiare me kushte të tilla që edhe familjet me të ardhura të ulëta mund t’i përballojnë.
FINCA operon me një model biznesor unik dhe të integruar, që pranon donacione dhe investime. Qasja jonë shfrytëzon kapitalin në dispozicion dhe promovon transparencë më të madhe, qëndrueshmëri dhe standarde më të larta të praktikave biznesore. Modeli ynë biznesor na lejon të arrijmë një performancë të baraspeshuar financiare dhe sociale të pashoq në industri. FINCA operon në 20 shtete dhe ju shërben pothuajse 1.8 milion klientëve, shtrirja e FINCA-së është më e gjera dhe më gjithëpërfshirësja në rrjetet e sotme të mikro-financave. FINCA ndërkombëtare është pronare e të gjitha filialeve të saj dhe ofron shërbime të drejtpërdrejta për klientët e saj.
FINCA nuk jep kredi apo shërbime tjera financiare individëve të kyçur në aktivitetet në vijim:
- Prodhimi apo tregtimi me çfarëdo produkti apo aktiviteti i cili sipas ligjeve kombëtare konsiderohet kundërligjor, apo sipas rregulloreve apo konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, apo që janë subjekti i ndërprerjes graduale apo ndalesave, siç janë ilaçet farmaceutike, pesticidet/herbicidet, substancat që varfërojnë ozonin, jetën e egër apo produkte të rregulluara me Komitetin për Tregti Ndërkombëtare dhe specieve të rrezikuara.
- Prodhimi apo tregtia me armë dhe municion si aktivitet primar biznesor,
- Prodhimi apo tregtia me pije alkoolike (përjashtuar birrën dhe verën) si aktivitet primar biznesor;
- Prodhimi apo tregtia me duhan si aktivitet primar biznesor,
- Bixhozi, kazinot dhe ndërmarrjet ekuivalente si aktivitet primar biznesor,
- Çdo biznes që ka të bëjë me pornografi apo prostitucion,
- Tregtia ndër-kufitare me mbeturina apo produkte nga mbeturinat, përveç nëse janë në pajtim me Konventen e Baselit dhe rregulloreve shoqëruese,
- Prodhimi, tregtia, ruajtja apo transporti, i kimikateve të rrezikshme apo përdorimi në shkallë komerciale i kimikateve të rrezikshme. Kimikatet e rrezikshme përfshijnë gazolinen, kerozinen dhe produktet tjera nga petrol,
- Transport me anije i vajit apo substancave tjera të rrezikshme në tankerë të cilat nuk janë në pajtim me kërkesat e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO),
- Prodhimi apo tregtia me materiale radioaktive. Kjo nuk vlen për blerjen e pajisjeve mjekësore, pajisjeve për kontrollimin (matjen) e cilësisë dhe çdo pajisje që është burimi i radioaktivitetit të së cilave konsiderohet shpërfillës ose i mbështjellur në mënyrë adekuate.