FINCA Kosovë njofton të gjithë klientët e saj të prekur nga situata e krijuar si pasojë e virusit COVID-19, se parashtrimi i kërkesës për shtyrjen e pagesës së kredisë do të jetë i hapur deri me 30 Prill 2020.
Gjithashtu, afati për aplikim për shtyerje të pagesës së këstit të muajit Prill është shtyer deri me date 30 Prill 2020.
Formën e parashtrimit të kërkesës e gjeni në vegëzen: https://www.fincakosovo.org/kerkese-per-pezullim-te-perkoh…/
Luteni të parashtroni formën brenda afatit, në mënyre që të gjitha kërkesat të shqyrtohen me kohë.
Për ndihmë teknike apo pyetje eventuale ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Kontaktit në numrin e telefonit 045 999 444, apo na kontaktoni përmes kanaleve tjera sociale.
FINCA Kosovë mbështet klientët tanë në tejkalimin e situatës e krijuar si pasojë e virusit COVID-19.