20-12-2023

Vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Shoqatën e Autizmit

FINCA Kosovë nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shoqatën e Autizmit

Këshilltari i Përgjithshëm në FINCA Kosovë, z. Auberon Kelmendi nënshkroi vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shoqata “Autizmi” Prishtinë, për financimin e shërbimeve arsimore për 10 fëmijë me autizëm me mësues personalë dhe për një periudhë 1 vjeçare.

Qëllimi i këtij bashkëpunim është që fëmijët me autizëm të kenë asistentë, që do t’a lehtësojnë procesin e integrimit të tyre në sistemin edukativ në shkollë, me përparësi rastet sociale dhe fëmijët e nënave vetë-ushqyese.

Falenderojmë shoqatën e Autizmit për gatishmërin e bashkëpunimit.